Trump shpallë emergjencën kombëtare për murin

Presidenti amerikan Donald Trump përmes një dekreti shpalli emergjencë kombëtare për të anashkaluar kongresin dhe për të përdorur fonde ushtarake për murin

Ai do të përdorë paratë e taksapaguesve për të ndërtuar murin pa aprovimin e kongresit, i cili kundërshton ndarjen e 5.7 miliardëve për murin.

Demokratët kanë reaguar ashpër duke e akuzuar atë se po abuzon me pushtetin dhe po kryen një veprim të paligjshëm. Ndërtimi i murit ishte një premtim kyç elektoral i Donald Trump.

Por, presidenti deri më tani nuk ka qenë në gjendje të sigurojë fonde për ta realizuar atë. Kongresi miratoi një ligj, që nuk plotëson kërkesën e Trump për financime, të enjten.

Tani dekreti i Trumpit do të nënshkruhet nga vet presidenti për t`u shndërruar në ligj. Trump insiston se SHBA ka nevojë për një barrierë në kufirin e saj jugor për të ndaluar fluksin e emigrantëve që ai thotë se ka arritur në nivele kritike. Por, kundërshtarët thonë se numri i emigrantëve në kufi është shumë më i ulët krahasuar me dekadat e mëparshme dhe se shumë njerëz po përpiqen tani të hyjnë ligjërisht në ShBA.

Back to top button