Loja shpërblyese do të zgjasë deri më 14 dhjetor të vitit 2020

Loja shpërblyese do të zgjasë deri më 14 dhjetor të vitit 2020

Lotaria shtetërore e Maqedonisë, gjatë ditës së djeshme tërhoqi 15 fitues të 100 mijë denarëve që kanë skanuar llogari fiskale në aplikacionin ‘TVSH-ja ime’, raporton TV21.

Fitues të shpërblimeve janë qytetarë nga Shkupi, Velesi, Shtipi, Kavadari, Koçani, Manastiri, Velesi, Vevçani dhe Kriva Pallanka.

Loja shpërblyese ‘TVSH-ja ime #Dhurata ime’ krahas dhuratave ditore me nga 1.000, 2.000 dhe 3.000 denarë, ka edhe dhurata mujore me nga 100.000 mijë denarë dhe dy dhurata kryesore që kapin vlerën e tre milionë denarëve.

Në këtë lojë shpërblyese qytetarët mund t’i skanojnë të gjithë llogaritë fiskale, madje edhe ato llogari fiskale ku ka zero denarë TVSH. Fondi për këtë lojë shpërblyese është gjysmë milionë euro dhe janë paraparë 3.852 dhurata ditore, dhurata mujore dhe dy dhurata kryesore.

Loja shpërblyese do të zgjasë deri më 14 dhjetor të vitit 2020 ndërsa për pjesëmarrje në lojën shpërblyese, qytetarët së pari duhet të jenë të regjistruar në sistemin ‘e-tatimi personal‘, të jenë përdorues të aplikacionit ‘TVSH-ja ime‘ apo ‘Moj DDV’, dhe më pastaj shfaqet njoftimi për pjesëmarrje në lojën shpërblyese dhe kushtet për pjesëmarrje./21Media