USAID vazhdon mbështetjen për Kosovën

James Hope tha se USAID është i gatshëm të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se qeveria që ai drejton është e përkushtuar në zbatimin e prioriteteve për zhvillimin ekonomik, duke kërkuar përkrahjen e mëtejme të USAID-it në realizimin e këtyre prioriteteve.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me drejtorin e Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, të cilit i shprehu mirënjohje për përkrahjen dhe angazhimin e USAID-it në Kosovë, duke theksuar përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.

Haradinaj falënderoi Hope për përkrahjen e vazhdueshme të USAID-it drejt rritjes dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë, dhe krijimin e një ambienti sa më të mirë për të bërit biznes, si rezultat i të cilit Kosova shënoi progres duke u renditur në pozitën 40, sipas raportit të Bankës Botërore për të bërit biznes 2018.

Drejtori i Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, vlerësoi të arriturat e deritashme, duke shprehur gatishmërinë e USAID-it që të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në proceset e mëtejme zhvillimore.

Back to top button