Veseli: Kosova shkon me bindje të plotë që Serbia do ta njoh Kosovën

“Nga sot ne kemi përballë vetëm Serbinë, do t’i dalim zot vendit tonë”

Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar Rezolutën për dialog me Serbinë, me 59 vota për dhe 2 abstenime. Me këtë rast i pari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë që ky votim është po aq i rëndësishëm sa formimi i ushtrisë që ndodhi dje.

Veseli tha që Kosova shkon në dialog me bindje të plotë se Serbia do të e njohë shtetin e pavarur dhe sovran të Republikës së Kosovës, si dhe Kosova të ketë vendin e duhur në BE.

“Që nga nata e sotshme Kosova është e gatshme të futet në procesin e njohjes së Kosovës si dhe të ketë ulëse në OKB. Duam fqinjësi të mirë, duam partneritet me Bashkësinë Evropiane”, ka thënë Veseli.

Veseli më tutje ka deklaruar se i ka ardhur fundi konflikteve që kanë marrë energji të brendshme që nga sot Kosova ka përballë vetëm Serbinë. “I ka ardhur koha e fundit konflikteve që na kanë marrë energji të brendshme, nga sot ne kemi përballë vetëm Serbinë, do t’i dalim zot vendit tonë. Ne shkojmë në dialog me synim shumë të qartë, do të respektojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, por kemi mandat të qartë, shtet i pavarur dhe sovran dhe Serbia duhet ta njoh atë, si dhe ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.”, ka thënë i pari i Kuvendit.

Deputeti nga radhët e PSD-së ka lexuar edhe emrat e delegacionit shtetëror për dialogim, Shpend Ahmeti nga PSD dhe Fatmir Limaj pritet të jenë kryesues të këtij delegacioni.

Ndërsa, anëtarë sipas kësaj rezolute do të jenë: Enver Hoxhaj nga PDK, Avni Arifi nga AAK, Behgjet Pacolli nga AKR, Mahir Yagcilar, Dardan Gashi dhe një përfaqësues i shoqërisë civile.

Përveq kësaj, janë rezervuar dy vende për LDK-në dhe LVV-në që e kanë bojkotuar këtë seancë , ndërsa Visar Ymeri dhe Dardan Sejdiu janë emrat që do të zëvendësojnë këta në pritje./21Media

Back to top button