Vidhen çantat me dokumente, djali me leukemi s’mund të udhëtojë për shërim në Turqi

Lutje që t’iu kthehen dokumentet

Sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Blerina Boqollit, ia kanë vjedhur dy çanta, në njërën nga to ajo kishte dokumentet e djalit të sëmurë me leukemi.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo ka bërë të ditur se më 20 janar, e ka terminin për udhëtim drejt Turqisë, për ta shëruar djalin e saj, duke iu bërë lutje personave të cilat ia kanë vjedhur çantat që t’ia kthejnë pasaportën, pasi që nuk do të mund të udhëtojë për ta shëruar djalin e saj, Ideal Boqolli.

Blerina ka lënë një numër të telefonit, ku mund ta kontaktojnë personat që mund të kenë informacione lidhur me këtë ngjarje. Numri kontaktues është 43555300.

“Sot ne mengjes isha ne QKUK pediatri, kontroll per djalin qe e kam te semure me leukemi, ne parking ne makine mu vodhen dy qanta njera e imja e krahut tjetra qante e lloptopit ne te cilen gjinden pasaportat tona dhe te gjitha analizat e dokumentet e mjekeve te Turqis ku ka ba djali transplant tpalces kurrizore, ju lutem shume per mjete monetare qe kane qene aty spo jam ngusht, vetem nese dikush i shesh rreth spitalit dokumente ne emer te Ideal Boqollit me lajmeroni, se ai qe ka mar ka mendu se ka lloptop ne qante e si duhen gje garant i hudh se skane rendesi per te si per ne, me daten 20 janar tash kemi me qu ne kontroll ne Turqi me pasaporta me krejt gjindeshin ne qanta 😣 43555300 nese rasisht keni ndonje informacion”, ka shkruar ajo./21Media

Back to top button