Vjedhje e rëndë në Prishtinë, një i arrestuar
I dyshuari ka dy urdhëresa aktive nga stacioni policor në Vushtrri
Është arrestuar një person i dyshuar për vjedhjen e një veture në rrugën “B” në Prishtinë.
Arrestimi i tij është bërë nga Policia e Kosovës, mbrëmë rreth orës 19:15.
“Pas informatës, njësitë policore janë angazhuar në ndjekje të veturës dhe kanë arritur ta ndalin veturën në fjalë pas një aksidenti”, thuhet në raportin 24-oreësh.
I dyshuari është arrestuar dhe pas verifikimit ka rezultuar se ka dy urdhëresa aktive nga stacioni policor në Vushtrri dhe i njëjti i është dorëzuar stacionit policor në Vushtrri.
Rasti është iniciuar dhe shkon në procedurë të rregullt./21Media