I dyshuari është ndaluar në polici

I dyshuari është ndaluar në polici

Një person i dyshuar ka tentuar të vrasë një person tjetër në Prishtinë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur rreth orës 21:00 më 8 janar dhe viktima është duke u trajtuar në QKUK.

“I dyshuari, mashkull K/Shqiptar pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka bërë të ditur policia duke e cilësuar rastin si “vrasje të rëndë në tentativë”.

Ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 24 orë.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar./21Media