VV bën thirrje që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Telekom

Një vit pas miratimit të Rezolutës në Kuvendin e Kosovës, që kishte të bënte me Telekomin

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë thirrje që sa më parë të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Telekomin e Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në një konferencë për media, një vit pas miratimit të Rezolutës në Kuvendin e Kosovës, që kishte të bënte me Telekomin.

“Qeveria duhet të tërhiqet nga marrëveshja abuzive të ish drejtorit të Telekomit me Z- Mobile. Asnjë pikë e kësaj rezolutenuk është realizuar, përveç një pikë teknikisht që është realizuar. Qeveria e Kosovës i ka të gjitha argumentet për të shkëputur kontraten, e ka Rezolutën, i ka gjetjet e auditorit për shkeljet që i ka bërë Z-Mobile. Qeveria tash e ka veç një plan për Telekomin, privatizimin e tij. E kur vjen privatizimi e kemi një radhe të gjatë pritje për korrupsion”, ka thënë Konjufca.

 

Back to top button