Zhduket një sasi e madhe alkooli në një depo të policisë

Qindra-mijëra litra alkool të konfiskuar është zhdukur nga një depo e policisë në lindje të Indisë

Policët, të cilët ishin përgjegjës për depo, thonë se alkoolin e kanë pirë minjtë. Autoritetet kanë nisur hetimet zyrtare për zhdukjen e mijëra litrave të alkoolit dhe në të ardhmen të gjitha stacionet e policisë janë të obliguara rregullisht të raportojnë për sasinë e alkoolit në depo. Po ashtu, policët rregullisht do të testohen për praninë e alkoolit në gjak.

Ndryshe, në shtetin Bihar në Indi, konsumimi dhe shitja e alkoolit është e ndaluar, ndërsa në depon kontestuese ndodheshin 900 mijë litra alkool të konfiskuar./21Media

Back to top button