​Aksioni simbolik i AAK-së përplas Selimin e Kadaj-Bujupin

“E keni pasur gabim dhe nuk pajtohem as tash çka keni thënë”

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi aksionet simbolike të AAK-së brenda seancës plenare ku po diskutohet për taksën 100 për qind ndaj Serbisë i ka quajtur kopje, që nuk i kanë mësuar mirë.

Në një replikë të ashpër me deputeten e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, Selimi tha se

“Ke thënë nga Ramushi komandant i UÇK-së në Ramushin e Veselit dhe Veselinoviqit, e keni pasur gabim dhe nuk pajtohem as tash çka keni thënë. Prandaj edhe performancat që i keni bërë sot në parlament i keni gabim. Edhe pse i keni mësuar nga ne. Ju keni çka mësoni nga ne, por nuk e keni mësuar mirë. Ashtu siç s’kemi çka mësojmë ne nga ju”, tha ai.

Ndërsa në reagimin e saj, deputetja, Kadaj Bujupi tha se dallimi i vetëm është që L VV-ja tani është me listën Serbe dhe po ia jep taksën për të ndarë Kosovën.

“Pikërisht qaj Ramush Haradinaj është prishur me Listën Serbe për të ruajtur Kosovën, ndërsa ti je me listën serbe e po ia jep taksën për ndarë Kosovën. Ky është dallimi”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button