Kaloni te përmbajtja kryesore

​1 i vdekur dhe 23 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

 

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3862 testime, nga të cilat 23 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 176 persona, ndërsa ka ndërruar jetë një person i prekur me Covid-19.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3862 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 23 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Devoll, Elbasan. Kukës, Vau i Dejës, Skrapar, nga 1 rast në Durrës, Mirditë, Librazhd, Gjirokastër, Sarandë, Shijak.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 176 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,601 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 60 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetare 77 vjeçe nga Berati. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (22 Maj 2021)

Raste të reja ditore 23

Të shëruar në 24 orë 176

Të shtruar në spitale 60

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 3,862

Testime totale 695,738

Raste pozitive 132,176

Raste të shëruara 128,601

Raste Aktive 1,133

Humbje jete 2,442

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 670

Korçë 115

Shkodër 85

Vlorë 58

Elbasan 38

Berat 38

Lezhë 37

Gjirokastër 37

Fier 26

Durrës 14

Kukës 14

Dibër 1.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button