​151 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

 
Rastet me COVID-19 në Kosovë vazhdojnë të shënojnë rënie. Gjatë ditës së enjte u shënuan 8 raste të reja me këtë virus, ndërsa dy qytetarë humbën jetën.
Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 151.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 5 mijë e 271 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 243 mië e 428 doza të vaksinës.
Deri më sot 60 mijë e 759 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Back to top button