​289 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Në Shqipëri janë konfirmuar 289 raste të reja me COVID-19, nga 1 mijë e 21 testime të kryera në 24 orët e fundit.
Rastet e reja janë në këto bashki: 203 në Tiranë, nga 10 qytetarë në Durrës, Fier, 9 në Vlorë, 8 në Sarandë, 7 në Gjirokastër, nga 6 qytetar në Patos, Lushnje, nga 4 qytetarë në Shkodër, Lezhë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Roskovec, nga 2 qytetarë në Krujë, Korçë, Elbasan, nga 1 qytetar në Shijak, Kamëz, Vorë, Kavajë, Dibër, Divjakë, Mallakastër, Himarë, Përmet, Tepelenë.
Gjashtë qytetarë të infektuar me COVID-19 janë shtruar në spital gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 15 numrin e pacientëve që po trajtohen.
Janë shëruar 32 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273 mijë e 652 që nga fillimi i epidemisë.
Në Shqipëri janë 1 mijë e 644 raste aktive me virusin./21Media

Back to top button