​405 mijë euro donacion për FSK-në

Një donacion prej 405 mijë euro është dhuruar nga Qeveria Gjermane për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Kjo u bë e ditur nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj pas takimit që zhilloi me në takim atasheun jorezident gjerman të mbrojtjes në Kosovë, Nënkolonel Franz-Josef Nolte, ku së bashku me Kolonel Cakajn.
“Nënshkruam Marrëveshjen për Donacion me Republikën Federale te Gjermanisë për dhurimin e kamionëve për auto-shkollën e FSK-së, vlera e së cilit është 405 mijë euro.”, tha Mehaj.
Ai tutje falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e përhershme për të gjitha të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së./21Media

Back to top button