​7 mijë nxënës pjesë e testit PISA

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka njoftuar se 7 mijë nxënës do të marrin pjesë në testin PISA, që do të mbahet më 25 qershor e që do të zgjasë deri më 20 maj.
Pupovci ka theksuar se janë përgatitur për t’iu nënshtruar këtij testi.
“Sa i përket testit PISA jemi të përgatitur për t’iu shtruar këtij testi, pra është përzgjedhur mostra prej 237 shkollave, disa janë shkolla të mesme të larta, disa janë shkolla të mesme të ulëta dhe janë përzgjedhur si mostër e rastit 7 mijë nxënës që do të marrin pjesë në testin Pisa[…]Prej datës 25 prill deri me 20 maj do të mbahet testi sipas një orari të përcaktuar”, ka theksuar ai.
Rezultatet e testit PISA do të publikohen në dhjetor të vitit 2023./21Media

Back to top button