Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova
Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident mes një autobusi që transportonte udhëtarë nga Kosova dhe një kamioni në qytetin e Kyustendilit të Bullgarisë, raporton mediumi Struma
Raportohet se nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i autobusit i cili është dërguar në spitalin e Qyustendilit. Kurse, 29 pasagjerët, mes të cilëve 9 fëmijë, janë pa lëndime.
Për shkak të aksidentit është kufizuar përkohësisht qarkullimi në të dy drejtimet në rrugën Sofje – Pika kufitare Gueshevo, në zonën e kthesës për fshatin Skrinyano./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?