​Alban Hyseni i LVV-së merr më së shumti vota me kusht në Gjilan

Kandidati i LVV-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka arritur të marrë më së shumti vota me kusht dhe vota të personave me nevoja të veçanta.
Pas Hysenit del të jetë kandidati i LDK-së, Lutfi Haziri me 184 vota, i pasuar nga kandidatja e PDK-së, Leonora Morina-Bujanku me 51 vota. Ndërsa Nazmi Gagica i AAK-së, ka marr 17 vota.
Ndërsa sa i përket votave për kuvend komunal, sipas rezultateve të KQZ-së, prin LDK me 149 vota e pasuar nga LVV me 147 vota. PDK ka marr 71 vota, Lëvizja Qytetare Vatra 34, AAK, 29.
Kujtojmë se Gjilani ka shkuar në balotazh, ndërsa më 14 nëntor do të ballafaqohen sërish Lutfi Haziri i LDK-së dhe Alban Hyseni i LVV-së.

Back to top button