Atalanta dhe Juventusi ndajnë pikët në “Bergamo”
Juventusi është ndalur me barazim nga Atalanta me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 25-të të Serie-A.
Në një ndeshje që nuk ofroi shumë lojë të bukur, por me shumë kujdes nga të skuadrat, të dy golat erdhën në 15 minutat e fundit të ndeshjes.
Pas 25 ndeshjeve, Juventusi renditet në vendin e katërt me 46 pikë, kurse Atalanta një pozitë më poshtë me 44 pikë./21Media