​Avdyli fajëson IKSHPK-në, lavdëron Vitinë

Haxhi Avdyli, deputet nga lista Guxo, pjesë e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, ka lavdëruar punën e ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia në menaxhimin e pandemisë COVID-19, derisa ka fajësuar IKSHP-në për, siç thuhet, “mos paralajmërim të hershëm”.
Në një postim në Facebook pas takimit me ministrin Vitia dhe kryetaren e Komisionit për Shëndetësi Fatmire Kollçaku, Avdyli ka bërë të ditur se kanë biseduar për tri orë lidhur me gjendjen me COVID-19.
“Kemi një ministër që ka njohuri të thella rreth situatës, e që është i impenjuar 24 orë, bashkë me stafin e MSH-së për përballimin e kësaj gjendje të rënduar. Mangësitë që u identifikuan mbesin në mos paralajmërimin e hershëm nga IKSHPK, punën më të madhe të institutit në prevenim, hartim e studim të situatës epidemiologjike dhe angazhim të tyre me të madh në sqarime, informim e edukim të qytetarëve nga ana ekspertëve të shëndetit publik”, ka shkruar Avdyli.
Ndryshe, Kosova në 24 orët e fundit ka shënuar 26 raste të vdekjeve, gjashtë më shumë se dje, teksa rekordi i zi i vdekjeve u regjistrua të dielën, 36, më i larti që nga paraqitja e rasteve të para në mars të vitit të kaluar.

 

Back to top button