​Bashkësitë fetare kundërshtojnë legalizimin e martesave të gjinisë së njëjtë

Bashkësia Islame e Kosovës, Dioqeza Prizren-Prishtinë (Kisha Katolike), Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës, kanë nënshkruar deklaratë të përbashkët kundër nismës së institucioneve të vendit për ndryshimin e projektligjit për Kodin Civil. Të njëjtat janë shprehur kundër legalizimit të martesave mes gjinisë së njëjtë.
Në emër të katër bashkësive fetare, në një konferencë për medie u lexua deklarata e përbashkët dhe aty u ftua që “të ruhen vlerat tradicionale të familjes”.
Krye-imami i Bashkësisë Islame, Vedat Sahiti, prezantoi deklaratën e cila i ka gjashtë pika, duke u bazuar në mësimet dhe predikimet e besimeve si dhe në kodin e vlerat e popullit.
Sahiti tha që bashkësitë fetare mbesin tё bashkuara pёr sa i takon mbrojtjes dhe promovimit tё përditshëm tё vlerave tё familjes, vlerave dhe qëndrimeve pro-jetёs, tё drejtёn e natyrshme gjinore si paracaktim pёr secilin qytetar.
“Tё lësh hapësirë ripёrkufizimi nё çfarёdo niveli e forme pёr martesёn, nё fakt, dikush po prekë nё njёrin nga fundamentet e pёrgjithshme tё shoqёrisё sonё, e cila ka pёr trashёgimi gjatё mijёra vjetёve vlerёn tradicionale, dhe e cila siguron funksionimin normal tё shoqёrisё pavarёsisht bindjeve tё ndryshme”, tha ai.
Ne deklaratë përfshihet edhe pika që thotë se “ta prekësh ripërkufizimin e martesës, dhe tё pjesëmarrësve nё tё, pra tё burrit i lindur mashkull dhe tё gruas e lindur femёr, cenohet drejtpërdrejt fjala e vullneti i Zotit si dhe zbulesa e Tij e shenjtё pёr gjithё familjen njerëzore e cila ka nisur prej njё burri e njё gruaje me bekimin dhe urdhёrin e shumëzimit tё përjetshëm”.
Sahiti tha që bashkësitë fetare tё Kosovës mbesin tё bashkuara dhe me njё zё tё vetёm para ligjvёnёsve tё Kuvendit tё Kosovës, para Qeverisё dhe institucioneve tё tjera, qё tё heqin dorё prej çdo ndryshimi, prej çdo ripёrkufizimi, prej çdo riinterpretimi tё neneve pёr familjen, martesën dhe statusin e bashkëshortëve.
Ai tha se nuk mund të pajtohen kurrsesi me bashkëjetesën e dy personave me gjini tё njёjtё, madje as qё ta quajnë ‘martesë’.
“Me bashkimin apo bashkëjetesën e dy personave me gjini tё njëjte nuk mund tё pajtohemi kurrsesi qё ta quajmë as martesë e as kurorëzim, dhe jemi kundër orientimit që këta individë qё lidhin bashkëjetesë tё adaptojnë fëmijë”, tha ai.
Siç tha ai, shoqëria kosovare ka rrënje tё thella tё vlerave dhe tё përcaktimeve konservatore, derisa shtoi se si bashkësi fetare deklarojnë, se ndjehen tё lumtur me kёtё realitet, të cilin shtoi se do t’ua pasojnë brezave të ardhshëm.

Back to top button