​Bayerni mund të sigurojë eliminatoret me fitore kundër Benficas, formacionet zyrtare

Gjigandi gjerman Bayern Munich do të zhvillojë sot ndeshje si vendas kundër Benficas, e vlefshme kjo për xhiron e katërt të Grupit E të Ligës së Kampionëve.
“Bavarezët” kanë mundësinë që sot të sigurojnë kualifikimin tutje për në fazën e eliminatoreve, nëse arrijnë të arkëtojnë tre pikët e plota kundër skuadrës portugeze.
Në xhiron e fundit të kësaj gare, të dy skuadrat u përballën mes vete, ku Bayerni shënoi fitore të thellë me rezultat 4:0 në stadiumin “Da Luz” të Lisbonës.
Pas tre xhirove të zhvilluara, Bayerni zë vendin e parë në Grupin E me gjithsej nëntë pikë, pesë sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Benfica.
Në ndeshjen e sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku te Bayerni do të mungojnë Choupo-Moting dhe Ulreich, kurse te Benfica nuk do të paraqiten Almeida, Dias, Lazaro, Pinho dhe Seferovic.
Formacionet e zyrtare:
Bayern: Neuer, Upamecano, Pavard, Kimmich, Gnabry, Goretzka, Lewandowski, Sane, Coman, Davies, Nianzou
Benfica: Odysseas, Verissimo, Vertonghen, Morato, Gilberto, Meite, Mario, Grimaldo, Pizzi, Everton, Yaremchuk

Back to top button