​Besimi i investitorëve gjermanë në rënie

Megjithatë prespektiva për vendin mbetet pozitive

Investitorët gjermanë e humbën besimin në qershor, pasi ekonomia më e madhe e Evropës ndjeu pasojat e pasigurisë globale, por një grup kërkimor për ekonominë theksoi sot se perspektiva ekonomike për vendin mbetej pozitive.

Qendra për Kërkime Ekonomike Evropiane (ZEW) njoftoi sot se treguesit e të dhënave mbi besimin e analistëve dhe investitorëve institucionalë në Gjermani, ishin në rënie me 18,6 pikë këtë muaj.

Ekonomistët prisnin që treguesi, që bazohet në një studim të 224 investitorëve, të rritej me 21,7 pikë këtë muaj.

“Perspektiva për ekonominë gjermane mbetet e favorshme, pjesërisht edhe për shkak të rritjes pozitive në Bashkimin Evropian në tremujorin e parë të këtij viti”, tha shefi i ZEW, Achim Wambach./21Media

Back to top button