Kaloni te përmbajtja kryesore

​Chelsea-Real Madrid, notat e lojtarëve

 

Skuadra angleze siguroi sot biletën për në finale të Ligës së Kampionëve, ku arriti që ta eliminojë gjigantin spanjoll Real Madridin me rezultat të përgjitshëm 3:1.

Në ndeshjen e parë, “Blutë” e Londrës siguruan barazim 1:1 si mysafirë në “Alfredo Di Stefano”, kurse në ndeshjen e kthimit sot, Chelsea mposhti me rezultat solid 2:0 si vendas kundër “Galaktikëve” në “Stamford Bridge”.

Padyshim që më i miri për Chelsean në ndeshjen e sotme ishte portieri Edouard Mendy i cili me pritjet e tij fantastike arriti që ta mbaj portën e paprekur kundër Realit, dhe kështu u vlerësua me notën 8.2.

Në anën tjetër, Reali tregoi një paraqitje të dobët, ku lojtari më i mirë i kësaj ndeshje për ta ishte mesfushori kroat Luka Modric, i cili u vlerësua me notën 7.3.

Më poshtë mund të gjeni notat e lojtarëve të Chelseat dhe të Real Madridit.

Chelsea (7.25):

Mendy (8.2), Christensen (7.0), Silva (6.9), Rudiger (7.3), Jorginho (7.6), Azpilicueta (7.0), Kante (7.3), Mount (7.3), Chilwell (6.5), Werner (8.1), Havertz (6.3)

Real Madrid (6.66):

Courtois (6.7), Nacho (6.5), Ramos (6.7), Militao (6.7), Mendy (6.4), Casemiro (6.7), Kroos (7.0), Vinicius Jr.(6.7), Modric (7.3), Benzema (6.4), Hazard (6.7)

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button