​Debutoi me gol për Chelsean, flet Romelu Lukaku

 
Romelu Lukaku debutoi me gol në rikthimin e tij te Chelsea ku shënoi golin e parë në fitoren prej 2-0 ndaj Arsenalit në derbin e Londrës.
Pas ndeshjes ai u shpreh shumë i lumtur me paraqitjen e tij dhe të të gjithë klubit duke deklaruar se e dominuan takimin.
“Jam shumë i lumtur me fitoren, luajtëm shumë mirë dhe e dominuam ndeshjen. Mund të kishim shënuar edhe më shumë por të jem i sinqertë por të luajmë këtu me këtë performancë ishte shumë mirë, duhet të vazhdojmë kështu”, tha Lukakut për “Sky Sport” pas ndeshjes.
I pyetur se si mund ta përbledhë me një fjali përformancën e tij, Lukaku tha:
“Dominant! Do të thoja dominant, por unë provojë gjithmonë të përmirësohem çdo herë, kemi një rrugë të gjatë përpara dhe e dini që Premie Liga është një kampionat shumë i fortë por ne jemi gati për të luftuar. Duhet të punojmë shumë.”, tha në fund ai.

Back to top button