​Dëgjimi i dëshmitarit të dytë në gjykimin ndaj Gucatit e Haradinajt

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë ka filluar vazhdimi i seancës së gjykimit ndaj ish-udhëheqësve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.
Gazetari nga Kosova, Halil Berisha do të vazhdojë edhe sot dëshminë në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën Speciale kundër krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Berisha po shoqërohet nga avokati kosovar Arianit Koci.
Para dëshmitarit Berisha, trupi gjykues për gjashtë ditë me radhë ka dëgjuar dëshmitaren Zdenka Pumper, hetuese në ZPS.

Back to top button