​Deri në 20 minuta pritje në pikën kufitare te Dheu i Bardhë

 
Në orët e mbrëmjes radhët e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës kanë shënuar rënie.
Kolona me automjete në Merdare, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Kosovës nga ora 22.33, është 10 metra e gjatë dhe për të kaluar kufirin duhet pritur nga 10 deri në 15 minuta.
Radhë më të gjata ka në pikën tjetër kufitare te Dheu i Bardhë, ku është formuar kolona 150 metra e gjatë dhe pritjet janë 20 minuta.
Në Vërmicë ka kolonë prej 30 metrash dhe pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta. Në këtë pikë kufitare ka kolonë nga ana e territorit të shtetit shqiptar, ku është formuar kolona prej 150 metrash dhe pritjet për të hyrë në Kosovë janë 20 deri 25 minuta.

Back to top button