Digjet një shtëpi në Suharekë
Një person ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë shtëpia e tij.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmë në fshatin Studençan të Suharekës.
Njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për lëndime në njerëz./21Media