Dy kosovarë në mesin e të kthyerve nga Siria
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka treguar se në mesin e të riatdhesuarve të disa personave nga Siria janë edhe dy kosovarë.
Sveçla është shprehur i lumtur që Kosova është lider global në luftën kundër terrorizmit duke zbatuar kështu me përgjegjësi të lartë obligimet si shtet anëtar i Koalicionit Global kundër ISIS.
”Si institucione do të jemi në gjendje gatishmërie në çdo kohë dhe do të angazhohemi maksimalisht për mirëqenien e qytetarëve tanë por gjithmonë duke pasur parasysh që çdo veprim kundër ligjeve të Republikës së Kosovës dënohet sipas masave që përcaktohen nga ligjet.
Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e këtij procesi, do të kërkoja mirëkuptim dhe respektim të privatësisë së të kthyerve dhe familjarëve të tyre”, ka shkruar Sveçla.
Është finalizuar me sukses operacioni i katërt për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që gjendeshin në kampet e luftës në Siri. 4 gra dhe 9 fëmijë ndërmjet moshës 6 e 16 vjeç nga Shqipëria mbërritën në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës bashkë me shtetas të tjerë kosovarë që u larguan nga kampet e ferrit./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?