​Dy ministra të AAK-së në ShBA, zhvillojnë takime më zyrtarë të lartë amerikanë

 

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, së bashku me ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi, kanë mbërritur në ShBA.

Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj-Stublla ka njoftuar se do të zhvillojnë takime me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, Këshillit për Siguri Nacionale, Institutit të DASH për Shërbimin e Jashtëm, Këshillin Atlantik, dhe Fondacionin “Heritage”.

Po ashtu dy ministrat e AAK-së do të takojnë bashkëatdhetarët shqiptaro-amerikan, për të diskutuar prioritetet politike drejt unifikimit të veprimeve dhe avancimit të interesave tona të përbashkëta.

“Me qëllim të thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve tona bilaterale, dhe të forcimit të koordinimit të politikës së jashtme të Kosovës me atë të SHBA-ve, do të zhvilloj takime me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, Këshillit për Siguri Nacionale, Institutit të DASH për Shërbimin e Jashtëm, Këshillin Atlantik, dhe Fondacionin ‘Heritage.’” ka deklaruar ministrja Haradinaj-Stublla./kp/

 

Back to top button