​Dy të vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar dy raste të vdekjes si pasojë e koronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë kryer 166 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë me koronavirus prej tyre 9 në Tiranë, 3 në Lushnje, nga 2 qytetarë në Mallakastër, Vlorë, nga 1 qytetarë në Pukë, Delvinë.
Në të gjithë vendin janë 865 të infektuar, ndërkohë që aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit 90 qytetarë janë shëruar.
Në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Korça 84-vjeç dhe një qytetar nga Tirana 87-vjeç.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 330.455 raste pozitive, prej tyre 326.001 janë shëruar, 865 raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektive e kanë humbur 3.589 pacientë.

Back to top button