​Dy yjet e Real Madrid-it në dyshim për përballjen me City-n

Dy yjet e Real Madrid-it, Casemiro dhe David Alaba thuhet se nuk kanë qenë në gjendje të kryejnë një seancë të plotë stërvitore përpara ndeshjes së “Los Blancos” në Ligën e Kampionëve kundër Manchester City-t të martën.
Skuadra e Carlo Ancelotti-t udhëton në Angli për t’u përballur me skuadrën e Pep Guardiola-s në “Etihad Stadium” këtë javë, në ndeshjen e parë gjysmëfinale.
Alaba raportohet se po vuan nga një dëmtim në muskulin e këmbës së majtë, ndërsa Casemiro nuk është paraqitur për “Los Blancos” që nga ndeshja e tyre e dytë çerekfinale kundër Chelsea-t.
Sipas “Marca-s”, pasi të dy lojtarët janë përfshirë në skuadrën e Ancelotti-t për të udhëtuar në Mançester, Casemiro dhe Alaba do të përballen me një test të fitnesi për të vlerësuar nëse mund të luajnë të martën në mbrëmje.
Mbrojtësi i majtë Ferland Mendy gjithashtu nuk është paraqitur në fushë që nga përballja me Chelsea-n në “Bernabeu”, por francezi është i sigurt se do të jetë mjaftueshëm i aftë për të luajtur nga fillimi..
Real Madrid-i po tenton të fitojë Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga viti 2018.

Back to top button