​Edhe java e dytë e marsit me borë e shi

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se java e dytë e muajit mars do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Parashihen reshje në formë shiu dhe bore, në viset e ulëta dhe mesatare, ndërsa në viset e larta mbi 1000 m, parashihen reshje bore.

Sipas institutit, reshje shiu dhe bore parashihet ditën e martë, të mërkurën dhe në fundjavë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s./21Media

Back to top button