​Edhe një anëtar i PDK-së i infektuar me Covid-19

 

Ish deputeti i PDK-së, Andin Hoti ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ai përmes një statusi në Facebook ka treguar edhe për gjendjen e tij shëndetësore.

“Sapo u njoftova nga IKShPK se kam rezultuar POZITIV për Covid-19. Shenjat e para kanë filluar para 3 dite: Vështirësi në frymmarrje, kollë, humbje e lehtë e shijes! Me rekomandim të institucioneve shëndetësore do të vet-izolohem deri në shërim të plotë. I kërkoj falje secilit nga ju që kam pasur kontakt ditëve të fundit, e që si pasojë mund të rezultoj pozitiv në të ardhmen. I shpreh mirënjohje të pa rezervë mjekëve, infermierëve, e gjithë personelit shëndetësor për mundin që po e bëjnë në luftën kundër virusit.” ka deklaruar Hoti./21Media

Back to top button