Edhe Reali lëshon pikë, ndalet nga Osasuna
Skuadra e Osasunas po vazhdon të befasojë në këtë edicion të La Ligas dhe të mërkurën e ka ndalur me barazim (0-0) edhe skuadrën e Real Madridit në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Skuadra e Carlo Ancelottit erdhi në këtë ballafaqim me motiv shumë të lartë pas fitores ndaj Barcelonës në “El Clasico”, por kjo nuk mjaftoi që ata të siguronin pikët e plota ndaj Osasunës.
“Los Blancos” ishin më të mirë gjatë gjithë takimit duke krijuar një numër të konsiderueshme të rasteve për të shënuar, e po ashtu ishin edhe shumë më të mirë në posedimin e topit, por që kjo nuk i dha rezultatet e pritura në fushë.
Ky barazim, e bënë Realin lider të tabelës me 21 pikë, aq sa kanë edhe Sevilla, Real Betisi dhe Real Sociedadi në pozitat dy, tre dhe katër.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?