​Emërimi i Contes si trajner i Totenhamit ndikon në të ardhmen e Harry Kane

Harry Kane është i gatshëm që të heq dorë nga planet për t’u larguar nga Tottenhami pas emërimit të Antonio Conte si trajner.
Ish-trajneri i Chelseat dhe Interit u konfirmua dje si pasardhësi i Nuno Espirito Santosit, duke nënshkruar një kontratë 18-muajshe me skuadrën londineze.
Kapiteni i Anglisë, Kane, 28 vjeçar, bëri përpjekje që të largohej nga klubi për në Manchester City gjatë verës dukë vënë në pah dëshirën e tij për të fituar trofe.
Megjithatë presidenti i klubit Daniel Levy e bllokoi largimin e tij, duke e detyruar atë të qëndrojë.
Kane e ka nisur shumë dobët këtë sezon të Premier Ligës por duket se ai është i bindur se kjo situatë do të ndryshojë me ardhjen e trajnerit italian në krye të skuadrës.

Back to top button