Edhe takimi Kurti-Escobar-Lajçak me dyer të mbyllura
Pas takimit pritet një deklarim i kryeministrit Kurti
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kanë mbërritur në kryeministri për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Të dy emisarët fillimisht patën takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa tashmë edhe me kryeministrin Kurti.
Takimi është i mbyllur, ndërsa pritet që më pas Kurti të deklarohet para mediave.