​Fauci kërkon vaksinë universale kundër koronavirusit

 

Anthony Fauci, drejtori i Institutit amerikan të Sëmundjeve nga Alergjitë dhe Infeksionet, tha se është koha të fillohet puna për një vaksinë universale të koronavirusit.

“Meqenëse kemi pasur tri pandemi të koronavirusit në 18 vjetët e fundit, është koha të fillojmë tani punën për një vaksinë universale të koronavirusit, në mënyrë që të jemi gati për pandeminë tjetër”, tha Fauci.

Fauci, duke përmendur shumë të dhëna që konfirmojnë efikasitetin dhe sigurinë e vaksinave antiCOVID-19 të zhvilluara deri më tani, tha se lajmi i vitit 2020 ishte zhvillimi i shpejtë i këtyre vaksinave.

Tutje ai tha se tani do të jetë e nevojshme të punohet për vaksina të afta për të siguruar mbrojtje efikase kundër të gjitha koronaviruseve.

Fauci shtoi se këto vaksina universale duhet të jenë në gjendje të mbrojnë popullatën botërore nga fillimi i pandemive për shkak të koronavirusëve të vjetër dhe të rinj, si edhe varianteve të tyre./21Media

Back to top button