​FBK merr vendim: Ndalohen udhëtimet e tifozëve mysafirë

Federata e Basketbollit të Kosovës ka marrë vendim më të cilin ndalon udhëtimet e tifozëve mysafir për të gjitha ndeshjet e Superligës së Kosovës.
Vendimi, sipas FBK-së, me arsyetimin për të probleme ndërmjet tifozerive.
Ky vendim vlen vetëm për ndeshjet e organizuara nga klubet, e jo në ndeshjet dhe eventet e organizuara nga Federata e Basketbollit e Kosovës (si Superkupa, Final 8 etj).
“Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) konform nenit 23 të Statutit të FBK-së ka marrë vendim që të ndalojë udhëtimin e tifozëve mysafirë në mënyrë të organizuar në ndeshjet e Prince Caffe Superligës së Kosovës deri në fund të edicionit 2022/23 dhe ky vendim do të vlejë vetëm për ndeshjet e organizuara nga klubet, e jo në ndeshjet dhe eventet e organizuara nga Federata e Basketbollit e Kosovës (si Superkupa, Final 8 etj)”, thuhet në vendimin e bordit të federatës.
“Bordi i FBK-së ka qenë i detyruar të marrë një vendim të tillë, duke u bazuar në disa nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur me tifozët në ndeshjet e basketbollit dhe për të evituar probleme edhe më të mëdha në të ardhmen, atëherë Bordi ka vendosur të ndërmarrë masa në këtë drejtim”, thuhet në fund të këtij vendimi.

Back to top button