​Feyenoord-PSV mbyllet pa fitues 

Ka përfunduar pa fitues dhe me rezultat 2-2 derbi spektakolar holandez ndërmjet Feyenoordit dhe PSV Eindhoven,
Skuadra mysafire krijoi epërsi pre dy golave që në fillim të ndeshjes kur Gapko realizoi dy herë në minutat 16’ dhe 20’, por gjithçka ndryshoi rrjedhën e saj në pjesën e dytë.
Madje, epërsia e PSV-së u ruajt deri në minutat e fundit para se në skenë të dilte Dessers që realizoi dy gola në minutat 86’ dhe 95’.
Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në mbyllje të kampionatit holandes Eredivisie, lufta për titull vazhdnn të mbetet e hapur.
Ajaxi e kryeson tabelën me 76 pikë, i ndjekur nga PSV që ka 4 pikë më pak, kurse Feyenoordi është jashtë luftës dhe renditet i treti me 68 pikë.

Back to top button