​Filloi mbledhja e OVL UCK-së, merr pjesë edhe Nasim Haradinaj

 

Ka filluar mbledhja e kryesisë së OVL UÇK-së. Kjo mbledhje po mbahet pas arrestimit të kryetari të OVL UÇK-së dhe bastisjeve që po vazhdojnë të bëhen në ambientet e Organizatës se Veteranëve të luftës.

Në këtë mbledhje pritet të vendoset për hapat qe do i ndërmarrin pas aksionit të sotëm të EULEX-it në zyrat e OVL UÇK-së.

Takimi po mbahet në një lokal i cili ndodhet përballë ndërtesës ku ndodhen ambientet e organizatës së veteranëve të luftës, ndërsa aty është parë edhe nënkryetari Nasim Haradinaj. /kp

Back to top button