​Fitore e lehtë e Ballkanit ndaj Ferizajt

Ballkani ka arkëtuar tre pikë të reja nga ballafaqimi me Ferizajn në kuadër të xhiros së tetë në Superligën e Kosovës.
Kampioni në fuqi i Kosovës tregoi superioritetin e tyre gjatë gjithë ndeshjes, edhe pse goli i parë erdhi në fund të pjesës së parë kur Albion Rrahmani shënoi për 1-0 në minutën e 43-të.
Në pjesën e dytë skuadra e trajnerit Ilir Daja shënoi edhe dy gola të tjerë përmes Bekteshit në minutën e 68’ dhe Korenicës në të 76-tën.
Ballkani ka 12 pikë në vendin e tretë, kurse Ferizaj mbetet me shtatë pikë në vendin e nëntë.

Back to top button