​Florian Marku fiton ndaj boksierit Jorick Luisetto

 
Boksieri shqiptar Florian Marku ka arritur ta mbrojë titullin e kampionit në peshat e lehta, duke e mundur francezin Jorick Luisetto.
Marku dhe Luisetto janë përballur në stadiumin e “Wembleyt” në Londër, ku kjo përballje i takon meçit kryesorë mes Riakporhe dhe Durodola.
Meçi mes Markut dhe Luisettos u zhvillua në tetë raunde, në kategorinë deri në 66.7 kilogramë, ku në shumicën prej raundeve dominoi me goditjet e tij ndaj kundërshtarit.
Ndërkohë, vendimi i gjyqtarëve ishte 78 për Markun dhe 76 për Luisetto.
Makru pas këtij meçi tha se ishte një fitore e vështirë, por e arritur.
Boksi është jeta ime. Do të dëshiroja të zhvillojë një ndeshje në Shqipëri“, tha ai.

Back to top button