​Florian Marku mbron titullin e Kampionit të Botës, nokauton britanikun Chris Jenkins

Kanë mjaftuar vetë katër raunde që Florian Marku ta mbrojë titullin e Kampionit të Botës në kategoritë e lehta IBF.
Boksieri shqiptar u ballafaqua me britanikun Chris Jenkins.
Që nga raundi i parë Marku u tregua më këmbëngulës, por që edhe rivali i tij ishte në formë të lartë duke dhënë disa goditje të forta drejtë Markut.
Në raundin e katërt erdhi lufta e ashpër e Markut që ia doli ta nokautoj boksierin britanik.
Marku ka falënderuar të gjithë ata që më përkrahen, duke thënë se ka respekt për kundërshtarin, por theksoi se luftoi me zemër.

Back to top button