Formacionet zyrtare Zvicër-Spanjë
Me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Gazprom Arena” të Shën Petersburgut do të zhvillohet ndeshja e parë çerekfinale e Euro 2020 mes Zvicrës dhe Spanjës.
Kjo është ndeshja e tetë mes Zvicrës dhe Spanjës, por e para në histori të Kampionatit Evropian.
Në tetë ndeshjet mes tyre, katër fitore ka regjistruar Spanja krahas vetëm një të Zvicrës, kurse tre herë janë ndarë me barazim.
Tanimë, të dy trajnerët kanë bërë publike formacionet zyrtare me të cilat do të fillojnë ndeshjen, dhe ato i gjeni më poshtë.
Zvicra (3-4-1-2): Sommer; Elvedi, Akanji, Rodriguez; Widmer, Zakaria, Freuler, Zuber; Shaqiri; Breel Embolo, Seferovic.
Spanja (4-3-3): Simon; Alba, Torres, Laporte, Azpilicueta; Busquets, Pedri, Koke; Sarabia, Morata, Ferran Torres.
18:00 Zvicra – Spanja (Stadiumi Gazprom Arena-Shën Petersburg).
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?