​Gashi uron nxënësit për vitin e ri shkollor: Së bashku të respektojmë masat antiCOVID-19

 

 

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj komune me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2020/21, duke iu kërkuar njëherësh që të respektohen rekomandimet e institucioneve shëndetësore, në mënyrë që procesi mësimor të mbahet në ambientet shkollore.

Ai në një postim në Facebook ka bërë të ditur se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e procesit mësimor sipas skenarëve të MASH-it, MSH-së dhe IKSHPK-së.

Ne si institucion komunal kemi realizuar procesin e dezinfektimin, kemi pajisur të gjitha shkollat me dezinfektues, maska dhe termometra, kemi zbatuar të gjitha rekomandimet e MASH-it, MSH-së dhe IKSHPK-së, sepse fëmijët tanë janë vetë përkushtimi dhe puna që ne bëjmë, andaj gjithë vullneti dhe angazhimi ynë i përbashkët është i orientuar në këtë drejtim, që të mbrojmë shëndetin e nxënësve- të tashmes dhe të ardhmes së vendit tonë”, ka shkruar Gashi.

Back to top button