​Gastronomët kërkojnë heqjen e kufizimit të lëvizjes për qytetarët

 

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka dalë me kërkesa për hapat e mëtejmë të këtij sektori në kohën kur vendi po përballet me pandeminë koronavirus.

Bordi Këshilldhënës antiCOVID-19 në emër të Shoqatës së Gastronomëve, ka kërkuar shfuqizimin e kufizimit të lëvizjes për qytetarë dhe orarin e punës.

Njëherësh ka kërkuar të përgatitet një pako e veçantë për përkrahje të gastronomisë, si sektori më i goditur nga pandemia, para së gjithash të sigurohet subvencionimi dhe punësimi në gastronomi.

Sot në mbledhjen e Komitetit për Menaxhimin e COVID-19, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka rekomanduar masa të reja ku lokalet e gastronomisë do të obligohen që një numër të tavolinave t’i kufizojnë për mos lejim për shërbim.

“Sot në mbledhjen e radhës së Bordit Këshilldhënës kundër Covid-19 në emër të Shoqatës së Gastronomëve, kryetari Petrit Kllokoqi paraqiti kërkesat kryesore për hapat e mëtejmë të Gastronomisë në përballje me pandeminë COVID-19.

Para anëtarëve të Bordit shprehëm kërkesat si në vijim:

1. Te shfuqizohohet kufizimi i lëvizjes për qytetarë dhe për orarin e punës.

2. Të fillojmë bashkarisht përgaditjen për punën e sektorit për periudhën vjeshtë, dimër.

3. Të përgaditet pako e veçantë për përkrahje te sektorit te gastronomisë, si sektori me i goditur nga pandemia, para së gjithash të sigurohet subvencionimi, punësimit në sektorin e gastronomisë.

Gastronomët do të vazhdojnë të respektojnë distancë dhe çdo vendim , përmbajtja e së cilës është dakorduar paraprakisht ndërmjet institucioneve dhe gastronomëve.”, thuhet në njoftim./kp

Back to top button