​Gërvalla takoi Viola Von Cramon, diskutuan për gjendjen në Ukrainë

 
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla priti sot në takim raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian,Viola Von Cramon.
Në kuadër të këtij takimi ministrja Gërvalla e falënderoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe poashtu diskutuan tema aktuale, me theks të veçantë situatën në Ukrainë.
“Ministrja Gërvalla tregoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për t’i mbrojtur vlerat e përbashkëta demokratike evropiane duke iu bashkuar BE-së dhe SHBA-ve për vendosjen e sanksioneve ekonomike dhe financiare ndaj Federates Ruse, vendimin për t’i mirëpritur gazetarët ukrainas përmes bashkëpunimit me Federatën Evropiane të Gazetarëve dhe Qendrën Evropiane për Liri të Medias dhe Shtypit dhe për t’iu ofruar mbështetje financiare“, thuhet në komunikatën nga MPJD.
Tutje në komunikatë thuhet se u diskutua edhe rreth hapave që Institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë për t’u solidarizuar me popullin e Ukrainës dhe për t’iu bashkuar botës demokratike në dënimin e agresionit ushtarak të Federates Ruse në Ukrainë./21Media

Back to top button