​Glauk Konjufca befason mësuesin e tij për 7 Mars

 

Anëtari i Kryesisë i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, së bashku me shokun e tij të bankës shkollore, Besnik Reçicën, sot kanë befasuar me një vizitë mësuesin e tyre të parë, Hamdi Salihun, në Kojskë të Lipjanit.

“Unë e Besniku, së bashku me plot shokë e shoqe tjera, shkuam në klasën e tij më 1 shtator të vitit 1988. Dashuria që na e jepte mësuesi Hamdi, afërsia dhe sjellja e mirë, e po ashtu edhe metoda jashtëzakonisht efektive e dhënies së mësimit, janë të paharrueshme”, ka shkruar Konjufca ndër të tjera në Facebook.

Dita e mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Kjo datë ka zanafillën e hershme, që të kujton themelet e para të shkollës shqip, në fakt ka filluar të kujtohet, që nga viti 1960-të, kur shteti shqiptar vendosi që kjo ditë të jetë festë në shenjë përkujtimi të themelimit të të parës Mësonjëtore shqipe të Korçës, e cila u themelua më 7 mars 1887./21Media

Së bashku me mikun dhe shokun tim të bankës shkollore, Besnik Reçica, sot pasdite e befasuam me një vizitë mësuesin tonë…

Posted by Glauk Konjufca on Sunday, 7 March 2021

 

Back to top button