​Hapet qendra e votimit në Fakultetin e Edukimit

Qendra e votimit me numër 1912e, e cila është zhvendosur nga Qendra 1 tetori, ka hapur dyert për votim. Në këtë qendër janë pesë vendvotime dhe kanë të drejte vote 4 mijë e 293 qytetarë.
Menaxherja e qendrës Vlora Ahmeti, ka konfirmuar se janë te pajisur me te gjithë materialin e nevojshëm por e njëjta nuk është prononcuar për media, meqë siç ka thënë ajo nuk janë te autorizuar.
Të gjithë votuesit të cilët kanë votuar në sallën 1 Tetori, në këto zgjedhje do të votojnë në këtë qendër që ndodhet në Fakultetin e Edukimit, meqë 1 Tetori shfrytëzohet për vaksinim.
Ndërsa të drejtë vote në gjithë Kosovën kanë 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë me të drejtë vote prej tyre 41 mijë e 12 votues të rinj.
Këto janë zgjedhjet e shtata komunale që nga paslufta në Kosovë.

Back to top button