​Haradinaj bën homazhe te varri i Rugovës

 

Me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova.

Ish-kryeministri Haradinaj theksoi se sot po nderojnë presidentin e parë dhe historik, Ibrahim Rugova, siç tha për vlerësimin e veprës për pavarësi, liri dhe demokraci.

“Në përvjetorin e 13 të pavarësisë të vendit, nderojmë te varri i presidentit tonë të parë dhe historik Ibrahim Rugova në shenjë vlerësimi të veprës së presidentit për pavarësi, për liri dhe demokraci. Ashtu si i nderuam në Prekaz për sakrificën, për liri të familjes Jashari, të komandantit legjendar Adem Jashari. Po ashtu në Reçak, në Gllogjan e gjithë kund në vend. Urime të gjithëve pavarësia”, tha Haradinaj.

Haradinaj i pyetur nga mediat, nuk është përgjigjur se a ka qëndrime ende për pozitën e presidentit dhe a do të bëjë koalicion me Vetëvendosje.

Homazhe sot kanë bërë edhe liderë të subjekteve të tjera politike.

Back to top button